VETËM MONARKIA KUSHTETUESE PARLAMENTARE KRIJON STABILITET SHTETËROR DHE INSTITUCIONAL!

vull

DEKLARATË E PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT!

Partia Lëvizja e Legalitetit ndjek me vemendje, interes dhe shqetësim çdo zhvillim politik në vend si dhe çdo konflikt mes institucioneve kushtetuese siç është edhe rasti mes parlamentit dhe presidentit aktual kohët e fundit.

Ky konflikt nuk është i pari, por për 30 vjet postpluraliste ka patur konflikte, mosmarrveshje dhe përzierje kompetencash institucionale, ku në qëndër të vëmëndjes ka qënë herë pas here edhe kryetari i shtetit.

PLL mbetet e bindur në kërkesën e saj programore se Shqipërisë dhe kombit shqiptar i duhet një sistem qeverisës MONARKI KUSHTETUESE PARLAMENTARE, me Princ LEKA II në fronin mbretëror si trashigimtar i vetëm legjitim i këtij froni.

Kjo formë qeverisëse do të sillte stabilitet të gjithanshëm, si edhe një funksionim demokratik e të pavarur për çdo institucion kushtetues në shtetin tonë.

Deklarata e sotme e deputetit të pavarur z.Ralf Gjoni për të parë mundësinë e një diskutimi të gjërë në lidhje me mbajtjen e një referendumi për formën e qeverisjes shtetërore, vlen për t’u përgëzuar. Kjo flet qartë se jo vetëm PLL sot e shikon shpresën e zhvillimit dhe të stabilitetit shtetëror tek monarkia kushtetuese parlamentare, si alternativa më e mirë për të ardhmen e vendit.

Kontributi i Mbretit Zog gjatë viteve të mbretërimit është përbaltur dhe anatemuar nga një propagandë e shfrenuar e cila për fat të keq nuk ka ndalur deri në ditët e sotme. Ky është një deformim i qëllimshëm për ta mbajtur popullin peng të një retorike mjerane, për ti hequr çdo model dhe frymëzim, për ta bindur që çdokush që ka udhëhequr ka mëkatuar rëndë! Në këtë mënyrë xhelatët e historisë, të djeshëm e të sotëm, legjitimojnë përdhunimin që i bëhet vëndit tonë!
Ne kërkojmë një rishikim të pastër e të denjë të figurës së Mbretit Zog, duke ja njohur të gjitha meritat dhe kuptuar drejtë të gjitha përpjekjet në shërbim të Kombit. Vetëm kështu do të hapet një rrugë e ndershme drejt së ardhmes, ku referendumi do të shprehte qartë vullnetin e popullit, por jo më të deformuar nga mashtrimet sistematike.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”

Next Post

Largohet flamuri serb e rikthehet flamuri kombëtar tek përmendorja e dëshmorit shqiptar në Bujanoc (VIDEO)

Flamuri serb ishte vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, përmendorja e së cilit edhe është dëmtuar. Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: