Vijojnë problemet në rrugën e Arbrit nga rënia e gurëve

vull

Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme të shumta përgjatë rrugës së Arbrit. Në pjesë të ndryshme ka pasur rënie të vazhdueshme të gurëve, ndërsa më problematike situata ka qenë në segmentin nga Qafa e Buallit deri tek ura mes dy lagjeve të Bulqizës.

Masive gurësh vijojnë të shemben nga shpati i malit dhe të përfundojnë në asfalt. Kanalet kulluese anësore të këtij aksi janë të bllokuara totalisht nga gurët prej 1 muaji. Sipas drejtuesve të mjeteve dhe banorëve, shkak për këtë situatë, e cila shpesh kthehet në burim aksidentesh, është bërë mosvendosja e një rrjete mbrojtëse përgjatë shpatit të malit.

Edhe në afërsi të urës së Çerenecit pati probleme në rrugën e Arbrit. Një masiv i madh shkëmbi u shemb nga lartësia dhe dëmtoi murin mbrojtës të rrugës. Fatmirësisht shembja e shkëmbit ndodhi në një moment ku në rrugë nuk kishte lëvizje makinash, pasi mund të kishte shkaktuar tragjedi.

Next Post

SHVL UÇK REAGIM ndaj Kryetarit të BFI-së Shaqir Fetahu: Kërkojm që z. Fetahu dhe BFI të distancohen publikisht nga ky ofendim që i bëhet UÇK-së për qejf të branitellave

SHVL UÇK reagon ashpër kundër Reis ul ulemasë të Bashkësisë Islame në RMV Haxhi Shaqir ef. Fetahu i cili në praninë e Kryetarit të shoqatës së “Branitellave” gjykojnë protestat e qytetarëve shqiptarë kundër rasteve të montuara duke shpifur me fjalorin e kuzhinave sllave se gjoja qytetarët shqiptar kanë brohoritur Shqipëri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: