Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Visar Ganiu: Në saje të vizitës së Sarajevë takuam edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Bosnjë e Hercegovinës

1 min read
Kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu:
Vizitën në Sarajevë e vazhduam sot me takimin me Ministrin e Punëve të Brendshme të Bosnjë e Hercegovinës, Dr. Sellmo Cikotiç. Në këtë takim që realizuam bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin, u fokusuam në forcimin e bashkëpunimit të dyanshëm.
Ministrin Cikotiç e informuam për hapat që po bëjmë për avancimin e komunitetit boshnjak në Maqedoninë e Veriut dhe konkretisht në Komunën e Çairit. Ai shprehu falënderimin për vizitën e bërë dhe për interesin e vazhdueshëm që kemi shprehur për të bashkëpunuar me shtetin e Bosnjë e Hercegovinës.
Kjo ishte vetëm edhe një nga mikpritjet e sinqerta që hasëm në Sarajevë me autoritete të larta të shtetit.