Vuciq: Populli serb po zhduket

vull

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka theksuar në Budapest se “Serbia po përballet me probleme serioze demografike sikurse e gjithë Evropa, vetëm vitin që shkoi me numër është humbur një qytet i madhësisë së Kikindës, për këtë Qeveria ka marrë masa po ende nuk ka rezultate”, shkruan “Politika” .

 

Në Samitin Demografik të Budapestit ai ka thënë se “vitin që shkoi në Serbi kanë vdekur më shumë se 100 mijë njerëz ndërsa kanë lindur vetëm diçka më shumë se 63 mijë, përkatësisht jemi në minus për 37.680 persona”.

 

Kjo sipas tij është përafërsisht sa numri i banorëve që ka Kikinda (ajo numëron 38 mijë e 600 banorë).

 

Sipas Vuçiq mosha mesatare e qytetarëve është 43,2 vjet, ndërsa 20,2 për qind janë më të vjetër se 65 vjet.

Next Post

Bekteshi: Janë hequr barrierat tregtare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ministria e tregtisë dhe industrisë së Kosovës njoftoi sot ministrinë e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut se pengesat për eksportin e mjaltit dhe patateve janë hequr. Sipas takimit të mbajtur midis ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrit të tregtisë dhe industrisë së Kosovës, Endrit Shala, të zhvilluar dy javë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: