“Zmbrapsuni”! SHBA “gjunjëzon” Bashën e Kryemadhin para protestës: Të gjithë para drejtësisë!

vull

Amabsada amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën e opozitës, që do të nisë në orën 18:30.


Duke sjellë në vëmendje aktet e dhunës, në protestën e 11 majit, SHBA iu drejtohet direkt krerëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, duke iu kërkuar “të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore”.

Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, SHBA iu kërkon opozitarëve të zmbrapsen nga përplasjet dhe të heqin dorë nga dhuna, duke iu bërë thirrje të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik.

“Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj.

Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike.

Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.

Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik”, thuhet në njoftimin e SHBA.

Next Post

Shqiptarët nga Mali Zi pa leje pune në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimipër pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithështetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedoniae Veriut. Ky vendim krijon të njëjtat lehtësira për hyrjenë tregun e punës në Shqipëri për shqiptarët nga Mali i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: