Zv.ambasadori i SHBA mesazh BKH-së: BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin

vull

Zëvendës ambasadori i SHBA-ve, Demian Smith në fjalën që ka mbajtur në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së nga ky grup, i ka përcjellë një mesazh të gjithë kandidatëve për hetues të BKH-së.

Smith ka thënë se ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar dhe tashmë ndëshkimin e kërkon populli shqiptar.

“Shqipëria ka ngritur tashmë që të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit. Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”, ka deklaruar Smith ndër të tjera.

Next Post

Jusuf Buxhovi vjen me një paralajmërim për Albin Kurtin: Kujdes!

Shkruan: Jusuf Buxhovi Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi ka folur për zhvillimet politike në vend, për qeverisjen e LVV-së dhe reformat që duhet t’i bëjë brenda ky subjekt, sikurse edhe LDK-ja. Duke folur për qeverisjen aktuale të LVV-së, Buxhovi tha se është mirë që ka ndodhur ky ndryshim. “Vitin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: