Rama: Fokusimi ynë është integrimi në BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit “Sy m’ Sy” me qytetarët, u shpreh se shqetësimi i tij kryesor nuk është opozita, por shfrytëzimi maksimal i kohës për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Shqipëria ka një mundësi historike për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027 dhe duhet të veprojë me vendosmëri.

Rama tha se ky moment kërkon unitet kombëtar dhe jo ndasi politike, duke theksuar se Shqipëria është vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës shekullore për t’u bërë pjesë e BE-së. Ai nënvizoi se vëmendja duhet të jetë tek e ardhmja e vendit, jo tek përçarjet apo çështjet e brendshme politike.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights