Kryeministri shqiptar Edi Rama i bëri thirrje Serbisë që të bashkëpunojë në dialogun me Kosovën, ndërkohë që bisedimet në Bruksel janë ende në vazhdim, raporton Top Channel.

Rama beson se ky është një hap shumë i rëndësishëm në dialogun mes dy vendeve, duke theksuar se tani është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

– Mençuria e popullit shqiptar, dhe jo vetëm kaq, është një mësim që “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që në takimin e djeshëm në Bruksel lidershipi i Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur! Me pranimin e arsyeshëm të propozimit të BE-së më 21 tetor, Kosova sot është në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Gjithçka që është pranuar dhe rënë dakord deri më tani duhet të zbatohet pa vonesë. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë të ruajnë këtë momentum dhe t’i shtyjnë palët drejt një zgjidhjeje përfundimtare, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

By vull