Rama ka reaguar për situatën në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës
1 min read
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar për situatën në Kosovë përmes një postimi në Twitter dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës, duke thënë se “bota demokratike është fokusuar në dialogun, normalizimin dhe njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ai shton se kjo që po ndodh nuk është aspak në favor të procesit në të cilin “të gjithë miqtë e mëdhenj të Kosovës janë të angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.k