Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rama për Telegrafin: U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të ndalojnë hyrjen ilegalisht në Britaninë e Madhe

2 min read

Në një intervistë për britaniken “Telegraph”, kryeministri shqiptar Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndalojnë kalimin ilegal të Kanalit anglez me anije, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Ai u thotë të rinjve shqiptarë të investojnë shumat e mëdha të parave (20 deri në 30 mijë euro) që paguajnë për trafikantët e qenieve njerëzore në vendlindjet e tyre, në bizneset e turizmit rural dhe kështu “të fitojnë më shumë se sa mund të fitojnë në Britaninë e Madhe”.

“Qeveria shqiptare do të japë mbështetje financiare për plane të tilla për shkak të shqetësimit se numri i të rinjve shqiptarë që duan të kalojnë Kanalin është vazhdimisht në rritje”, tha Rama, raporton Top Channel.

Vlerësohet se deri në fund të këtij muaji në Britaninë e Madhe kanë mbërritur rreth 9 mijë shtetas shqiptarë, kryesisht nga pjesa veriore e vendit.

-Përfaqësues të forcave kufitare thonë se shqiptarët tashmë përbëjnë deri në 60 për qind të të ardhurve, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar nga ky vend ballkanik. Një numër shtesë prej 2000 shqiptarësh mësohet se kanë arritur në veri të Francës dhe tani po jetojnë në kampe të improvizuara në pritje për të kaluar Kanalin, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, parlamenti i Shqipërisë mbështeti njëzëri një “memorandum” të ri me Mbretërinë e Bashkuar  për të  lejuar policët shqiptarë të dërguar në Britani të ndajnë informacione kriminale dhe biometrike mbi emigrantët e Kanalit Shqiptar në një përpjekje për të  përshpejtuar  dëbimin e tyre në Ballkan.

– Organet e rendit  janë të  shqetësuara për fluksin e shqiptarëve, bandat kriminale të të cilëve dominojnë tregtinë e drogës, kokainës në jug të Anglisë dhe  janë  zgjeruar në rritjen e kanabisit duke përshtatur teknikat e zhvilluara në Shqipëri për rritjen e kësaj bime narkotike, shton Telegrafi.

Rama e mbyll me një tjetër mesazh lidhur me eksodin e të rinjve.

– Me mbështetjen e qeverisë mund të fitoni shumë më tepër para se sa mundeni nga një punë e rregullt në Britaninë e Madhe, nëse nuk  përfshiheni  në rrjete kriminale që mund t’ju joshin me histori me më shumë të ardhura, por në fund do t’ju marrin. ju në dreq, thotë Rama.