Raportuesi i Parlamentit Evropian, Thomas Waitz, në takime në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Eurodeputeti dhe raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian, Thomas Waitz, sot do të vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, Waitz do të realizojë takim me drejtuesit e koalicionit “Vlen”, si dhe do të takohet me Ivanka Vasilevskën, bashkëkryesuese e MPK – RMV dhe BE, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.

 

Eurodeputeti austriak u emërua në tetor të vitit të kaluar si raportues i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

 

Ai e zëvendëson eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk, i cili e ushtroi këtë funksion më parë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights