“Reagim i ashpër nga Komuna e Çairit: Çairi nën sulm politik – kërkohet përgjegjësi nga Danella Arsovska”

REAGIM NGA KOMUNA E ÇAIRIT – ÇAIRI NËN SULM POLITIK

Komuna e Çairit ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që, sipas saj, përbëjnë një sulm të paprecedent politik ndaj komunës dhe banorëve të saj. Në një reagim të publikuar, udhëheqësit komunalë e kanë akuzuar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për instrumentalizim politik dhe përdorim të autoritetit të saj në shërbim të agjendave të dyshimta, në vend që të fokusohet në raportimin e punës së saj si udhëheqëse e kryeqytetit.

Komuna thekson se në vend të rolit të saj si figurë unifikuese dhe moderuese në një klimë të polarizuar politike, Arsovska është shndërruar në “paramilitare” që vepron jashtë kornizave ligjore. “Çairi është nën sulm!”, thuhet në reagim, duke shtuar se ky veprim është një rikthim i kujtimeve të hidhura të së kaluarës, kur shqiptarët në këtë pjesë të Shkupit ishin të margjinalizuar dhe të nëpërkëmbur institucionalisht.

Komuna pyet publikisht se “agjendën e kujt është duke e zbatuar Arsovska” dhe kërkon sqarim për veprimet që, sipas tyre, janë politike dhe jo administrative.
“Çairi kujton! Çairasit nuk do të heshtin përballë këtij provokimi të rrezikshëm. Për këtë sulm do të ketë përgjigje,” përfundon reagimi.

Në pritje të një përgjigjeje nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, tensionet politike mes nivelit lokal dhe atij qendror vazhdojnë të thellohen.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights