REAL MADRID konfirmoi rikthimin e Brahim Diaz (23), i cili u rikthye te klubi madrilen pas huazimit trevjeçar në Milano, me të cilin sezonin e kaluar fitoi titullin kampion italian. Sezonin e kaluar ai luajti në 45 ndeshje për Milanin, shënoi shtatë gola dhe asistoi shtatë herë. Diaz tani ka zgjatur kontratën e tij me Realin deri në vitin 2027 dhe Carlo Ancelotti po llogarit seriozisht tek ai në sezonin e ri.
Ai luajti edhe në City
Para se të largohej për në Milano, Diaz bëri 21 paraqitje për Real Madridin dhe shënoi dy gola. Ai mbërriti te Reali nga Manchester City në vitin 2019 për 17 milionë euro dhe bëri pesë paraqitje për kampionët e Anglisë. Ai ka një paraqitje dhe një gol për kombëtaren spanjolle, por së fundmi është shkruar se mund të luajë edhe për kombëtaren e seniorëve të Marokut.