REAL MADRID filloi ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm, dhe zgjodhi Alphonso Davies për pozicionin e mbrojtësit të majtë. Përfaqësuesi kanadez, një 22-vjeçar që luan për Bayernin, ka një çmim tregu prej 70 milionë eurosh sipas Transfermarkt. Reali tashmë ka kontaktuar klubin gjerman dhe ka nisur negociatat, sipas Marca.
Dëshira e bavarezëve është vazhdimi i kontratës me Davies, por ai aktualisht po refuzon vazhdimin dhe në këtë Reali sheh shansin e tyre. Ai është i lidhur me klubin e Mynihut deri në fund të qershorit 2030. Marca-s i kujtohet një deklaratë e mëhershme e Davies, sipas të cilës ai ndihet i vetmuar në Mynih dhe për shkak të kësaj ai vë në pikëpyetje qëndrimin e tij në klub.
Ardhja e Davies në Madrid ndoshta do të nënkuptonte largimin e Ferlando Mendy nga klubi.