Home / Vendi / Referendumi, zyrtarë rusë po qëndrojnë në Shkup? (VIDEO)

Referendumi, zyrtarë rusë po qëndrojnë në Shkup? (VIDEO)

Zyrtar të lartë rusë kanë ardhur në Maqedoni në prag të referendumit. Alsat M nga burime brenda organeve të sigurisë mëson se disa zyrtarë nga Rusia tashmë disa ditë frekuentojnë nëpër Maqedoni. Ndonëse aktivitete e tyre zyrtarisht nuk janë të njohura, jo zyrtarisht mësohet se veprimi i tyre mund të jetë angazhimi kundër referendumit. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se personat janë të njohur për organet por që nuk ndajnë detaje se cili konkretisht është aktiviteti i tyre: takime me qytetarë, përfaqësues politik apo veprime propagandistike dhe shpërndarje të dezinformatave. Qëndrimi i Federatës Ruse ndaj referendumit për emrin u ashpërsua pak ditë më parë, kur përfaqësia diplomatike në rrjetet sociale thumboi vizitat e përfaqësuesve ndërkombëtar në Maqedoni dhe thirrjet e tyre për dalje në referendum. Organet vendase nuk komentuan qëndrimin rus. Hesht edhe Departamenti për analiza dhe hulumtime pran Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim. Nga MPB, respektivisht DSK-ja nuk ndajnë detaje rreth analizave për ndikimin rus, intensifikimin e mundësh të aktiviteteve ruse dhe indikacione kërcënuese ndaj referendumit. Dikasteri i Brendshëm kumton shkurt se gjithçka ka nën kontroll.

Loading...

Loading...