Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Rezarta Shkurta nisë sipërmarrjen në Prishtinë në formë krejt të veçantë

1 min read

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka hedhur hap të ri në biznes. Ajo ditën e sotme e ka hapur përfaqësinë e ‘Hera Company’ në Prishtinë pas interesimit të madh nga klientela për shërbimet që ofron kompania në fjalë. E nisjen, ajo ka menduar ta bëjë në një mënyrë krejt unike.

Rezarta, në hapjen e sipërmarrjes në kryeqytet ka organizuar një event me fëmijët e SOS Fshatit, siç ka zbuluar në një postim të bërë në rrjetin social Instagram.

Mes tjerash, Shkurta në bashkëpunim me donatorët e tjerë do të mundësojë festimin e ditëlindjeve të fëmijëve të SOS Fshatit dhe gjithashtu do të punësojë një prej vajzave që ka mbushur moshën.

Neve s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë këngëtares suksese në degën e Prishtinës me dëshirën që cakun e ri, zgjerimin edhe në Londër ta realizojë shumë shpejt.

Verified by MonsterInsights