Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rezultatet e regjistrimit do të shpallen deri në fund të marsit

1 min read

Rezultatet e Censusit do të shpallen në fund të marsit. Ato janë ende objekt i përpunimit, sepse është puna më profesionale, sipas standardeve ndërkombëtare për këtë lloj operacionesh statistikore, tha drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski.

Në një intervistë për Nova TV, Simovski tha se afati i fundit për publikimin e rezultateve të regjistrimit është 31 mars 2022.

Ai informoi se në operacionin statistikor nga Komisioni Evropian është angazhuar një ekspert ndërkombëtar.