Rikthehet në jetë salla legjendare “Partizani” në Çair

Po punohet me intensitet të lartë në rikonstruktimin e sallës sportive “Partizani”, një nga hapësirat më ikonike për sportin vendor në Çair. Dikur e mbushur me fëmijë dhe sportistë nga disiplina të ndryshme, kjo sallë po i rikthehet funksionit të saj si qendër sportive për komunitetin.

 

Ky projekt është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Çairit, ndërsa punimet po zhvillohen me hapa të sigurt drejt përfundimit.

 

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se rinovimi i sallës “Partizani” është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve dhe zhvillimin e sportit lokal. “Së shpejti, të rinjtë tanë do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne dhe dinjitoze për t’u zhvilluar në sport dhe për të përqafuar një stil jetese të shëndetshëm,” u shpreh Ganiu.

 

Salla e re do të jetë një pikëtakim për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e sportit si mjet bashkimi dhe zhvillimi shoqëror.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights