Dikur lojtari më i mirë në botë, ish-lojtari i kombëtares braziliane dhe ish-lojtari i PSG, Barcelona, Milan, Ronaldinho, ka probleme serioze me autoritetet në vendin e tij. Autoritetet braziliane ka të ngjarë të konfiskojnë dy nga pronat e tij.
Ronaldinho u gjend në këtë situatë pasi nuk ka para në llogaritë e tij bankare dhe i detyrohet shtetit një shumë të rëndë për taksat e papaguara.
Autoritetet lokale kanë urdhëruar një vlerësim të dy pronave të Ronaldinhos, të vendosura në Rio de Zhaneiro dhe shtetin e tij të lindjes, Rio Grande do Sul. Në këtë mënyrë futbollisti i njohur do të shlyejë borxhet.
Në nëntor 2018, autoritetet braziliane sekuestruan një makinë luksoze dhe vepra arti pasi Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Asis Moreira dështuan kryesisht në gjobat e vendosura ndaj bamirësisë së tij.
Ish-përfaqësuesit i është konfiskuar pasaporta një muaj më parë, pasi nuk ka paguar një tjetër gjobë financiare të vendosur në rastin e ndërtimeve pa leje në një zonë të mbrojtur.