Cristiano Ronaldo mori për 57 milionë euro kompaninë mediatike “Kofina Media”. Çdo punonjës i kompanisë, e cila përfshin revista të shumta dhe rrjetin kryesor CMTV, mori një bonus nga Ronaldo personalisht.
Çdo punëtor mori një çek prej 1250 euro.
“Punonjësit kanë marrë një njoftim me e-mail për pagesën e bonusit. Është një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj kompanie të madhe”, shkruajnë mediat portugeze.
Gazetarët e “Kofina Media” shpeshherë kishin për detyrë të ndiqnin jetën private të Ronaldos dhe ai i paditi 11 herë. Në fund ai vendosi të blinte të gjithë kompaninë dhe të mbante të gjithë punonjësit.
“I vetmi ndryshim lidhet me emrin. Tani do të quhet “Expressão Livre”. Ne nuk ndihemi rehat me atë që ndodhi, por askush nuk ka frikë të humbasë punën”.
“Ne e dimë se e kemi ngacmuar shpesh, me ose pa arsye, por ai e kupton punën tonë”. Gazetarët sportivë janë veçanërisht të lumtur. Kushdo që mendon se Ronaldo do të shkarkojë dikë e ka gabim”, tha një nga punonjësit.