Ndërsa Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm vullkanik, dhjetëra mijëra tërmete janë regjistruar në javët e fundit dhe rreth 900 tërmete janë regjistruar vetëm në jug të këtij vendi ishull sot, njoftuan autoritetet lokale dhe konfirmuan se pothuajse 4,000 njerëz ishin evakuuar gjatë kësaj të diele.

 

“Tani për tani ne po përballemi me një pasiguri të madhe: nëse do të ketë një shpërthim dhe nëse po sa dëme,” tha Matthew James Roberts, kreu i kërkimit në Shërbimin Meteorologjik të Islandës, sipas Reuters.

Banorët e qytetit të Grindavik përshkruan se si u larguan nga shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit të së shtunës gjatë një tërmeti që plasariti rrugët dhe dëmtoi strukturën e ndërtesave të banimit.

Pothuajse të gjithë banorët e këtij qyteti kanë qëndruar me familjarë apo miq.

Gadishulli Reykjanes, i vendosur në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavík, është një pikë e njohur vullkanike dhe sizmike.

Në mars 2021, lava shpërtheu në mënyrë spektakolare nga një çarje në tokë midis 500 dhe 750 metra të gjerë në zonën e sistemeve vullkanike Fagradalsfjall.

By vull