Rritet paga mesatare
1 min read
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit mars 2023
krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2022, është 112.7.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria
(20.4 %), Arsimi (15.5 %) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (15.3 %).
Rritje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret
(industria nxjerrëse) (15.0 %), Industria përpunuese (6.6 %) dhe Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (5.4 %).
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit mars 2023, është 52 318 denarë.