Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Rritja e importeve nga Maqedonia në Kosovë, pas masave të Prishtinës ndaj Serbisë - Koha News
Rritja e importeve nga Maqedonia në Kosovë, pas masave të Prishtinës ndaj Serbisë 1

Masa e sigurisë që Qeveria e Kosovës e vendosi para tre muajsh për ndalimin e importit të mallrave serbe, ka ndikuar në rritjen e importit të mallrave nga Maqedonia dhe Shqipëria, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit të fundit të ASK-së, vendet e CEFTA-s në korrik të këtij viti arritën në 73,9 milionë euro, ose 14,4 për qind të importeve të përgjithshme, që paraqet një rënie prej 16,4 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave, vendet e CEFTA-s me pjesëmarrjen më të madhe në gjithsej importet në Kosovë janë Maqedonia (me 5.9 për qind), Shqipëria (5.4 për qind), Serbia (1.3 për qind), si dhe produktet nga Serbia zëvendësohen me produkte nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo, siç shkruan sot agjencia KosovaPress, ekspertët e ekonomisë kërkojnë nga Qeveria që ta rishqyrtojë masën ndaj produkteve serbe, pasi pretendojnë se është në dëm të Kosovës.

Komuniteti i biznesit në Kosovë po ashtu përmend se disa marka ndërkombëtare, veçanërisht nga Gjermania, Italia, SHBA-ja dhe Turqia, punojnë në Serbi dhe eksportojnë në Kosovë.

By vull