Autoritetet rumune njoftuan mbrëmë se do të dërgojnë rreth 100 ushtarë për të forcuar praninë e KFOR-it në Kosovë pas rritjes së tensioneve me Serbinë.
“Bukureshti do të dërgojë kontigjentin e vet”, shkroi ambasadori rumun në NATO Dan Necalescu në rrjetin social X.
NATO tha të premten se ishte gati të përforconte forcat e KFOR-it pas një sulmi të armatosur të 24 shtatorit në veri të Kosovës që vrau një polic të Kosovës dhe tre serbë që ishin pjesë e grupit që kreu sulmin.
Britania, një anëtare e NATO-s, njoftoi javën e kaluar se po dërgonte rreth 600 trupa në Kosovë për të përforcuar KFOR-in.