Konferenca e Parë për infrastrukturën rrugore, “Përvojat, sfidat, perspektivat” ka vazhduar punimet edhe gjatë ditës së sotme. Kjo Konferencë  organizohet  nga Shoqata për ndërtimtari, industri për materiale ndërtimore dhe jometale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore.

Sot në agjend janë disa panele ku do të diskutohet për tema të ndryshme nga infrastruktura rrogore që kanë për qëllim konceptin e ri për investime në këtë sferë duke marrë parasysh përvojat nga e kaluara dhe perspektivat që ofronhen në këtë drejtim.

Drejtori i Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi ka theksuar se investimet në infrastrukturën rrugore do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave dhe njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin ekonomik.

“Në këtë konferencë për infrastrukturën rrugore do të diskutojmë për të ardhmen, perspektivat që mundëson infrastruktura moderne rrugore, do të flasim për zhvillimin ekonomik, sigurinë në trafik dhe të gjitha përfitimet që sjell rrjeti modern rrugor. Besoj se duke shkëmbyer përvoja do të përballemi shumë më lehtë me sfidat në terren, do të shkëmbejmë mendime për përdorimin e teknologjive të reja në ndërtimin e rrugëve dhe do të zbatojmë modele të reja për planifikimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore”, deklaroi drejtori i NPRRSH Ejup Rustemi.

 

 

By M.H