Thursday, July 25, 2024
spot_img

Rustemi: Realizuam një mandat historik dhe të suksesshëm 

Rustemi: Realizuam një mandat historik dhe të suksesshëm

 

Kishim një mandat historik dhe të suksesshëm, ka shkruar sot Ejup Rustemi pas dorëzimit të mandatit të drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Ai ka faleminderuar të gjithë për bashkëpunimin.

“Sot zyrtarisht dorëzova postin e Drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

NPRSH është strumbullari i rrjetit rrugor kombëtar, jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit.

Me krenari mund të them se po e lë Ndërmarrjen me një kondicion perfekt dhe me performancë të jashtëzakonshme.

Gjatë mandatit tim, pra nga nëntori i vitit 2020, e deri më sot, mund të mburrem, pa modesti, me një mandat të suksesshëm, me nivel të lartë të përmbushjes së Programeve Vjetore dhe nivel rekord të realizimit të investimeve kapitale në shtet.

Në të njëjtën kohë, të gjithë ne në NPRSH punuam me përkushtim për objektivat kryesore- ndërtimin, rehabilitimin, rikonstruksionin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrugëve shtetërore.

Realizuam investime rekorde në rrugë të reja moderne, si dhe shënuam një vit rekord të ardhurash nga taksa rrugore. Ky ishte edhe një mandat historik, vitin e kaluar filluam realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë më të re të shtetit – ndërtimin e autostradave të Korridorit VIII dhe të Korridorit 10 d.

Këto vite rritëm dukshëm nivelin e investimeve kapitale, me ç’rast më 2023 patëm investime në vlerën mbi 400 milionë euro.

Ja edhe disa tregues të rëndësishëm me peshë të jashtëzakonshme për rezultatet e Ndërmarrjes gjatë periudhës që lamë pas:

– Të hyrat nga taksat rrugore i rritëm nga 34 milionë në 62 milionë euro në vit

– Ndërtuam rreth 700 kilometra rrjet rrugor

– Vazhdon ndërtimi i autostradave prej 168 kilometrash

– Po punohet për ndërtimin e 51 kilometrave rrugë të shpejta

– Po rehabilitojmë dhe ndërtojmë rreth 100 km rrugë rajonale

– Implementuam sistemin RAMS dhe sistemin e menaxhimit të urave

– Në vijimësi bëmë mirëmbajtje dhe pastrimin e rrugëve, autostradave…

Të nderuar,

Sigurisht që ky sukses nuk mund të arrihet pa një ekip dhe mbështetje të mirë. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe punonjësit e NPRSH-së që kontribuan në punën e suksesshme të Ndërmarrjes.

I shpreh mirënjohjen time partisë politike BDI dhe liderit të saj Ali AHMETI që më besoi drejtimin e një institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është NPRSH-ja.

Faleminderit, përzemërsisht!”, ka shkruar Rustemi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT