Home / Vendi / Salajdin Saliu: LAMTUMIRË MIKU IM I SHTRENJTË, MUHAREM IDRIZI!

Salajdin Saliu: LAMTUMIRË MIKU IM I SHTRENJTË, MUHAREM IDRIZI!

Një lajm i trishtë, që nuk dua ta pranoj. Iku në amshim miku im i madh, Njeriu i veçantë, shpirtbardhë dhe shpirtmadh, Muarem Idrizi, redaktori im i aftë, korrekt, motivues, i dashur dhe shumë i guximshëm, që ma mësoi gazetarinë televizive.
Para disa kohe e nisëm një projekt së bashku për të mbledhur dorëshkrimet e studiuesit kroat Qiro Truhelkës, gjegjësisht disa rrëfime të mbledhura në Pollog.
Miku im udhëtoi deri në Kroaci dhe solli shumë dorëshkrime të Truhelkës, që po i përkthen në shqip miku ynë i përbashkët Rean Saiti. Gjyshi i Muharem Idrizit ishte ai që e ndihmoi studiuesin për t’i mbledhur këto materiale shumë të çmuara. Rrojmë me shpresë se në një të ardhme do të shohin dritën e botimit.
Muharem Idrizi do të kujtohet për dokumentarët e tij të veçantë, që vazhdojnë të emetohen dhe të zgjojnë interes te publiku. Do të kujtohet si gazetar i shquar i Televizionit të Prishtinës dhe si redaktor në TV Art të Tetovës. Do të kujtohet si Njeri i mirë, i dashur, dinjitoz.
Për mua është një Njeri dhe Mik i veçantë dhe sot ndjehem i trishtuar.
Lamtumirë i dashur Muharrem!

Loading...
Loading...