Salernitana shkarkoi trajnerin pas debaklit të Atalantës
1 min read
Davide Nicola nuk është më trajner i Salernitana, raporton faqja zyrtare e klubit. Shkarkimi i tij vjen vetëm disa orë pas një humbjeje makthi 2-8 ndaj Atalantës në ndeshjen e Serie A.
Cremonese shkarkoi trajnerin Massimiliano Alvini dy ditë më parë.
Salernitana është në pozitën e 16-të në renditje me 18 pikë nga 18 ndeshje. Skuadra nuk ka fituar që nga tetori kur mposhti Lazion me rezultat 3:1 dhe më pas shënoi katër humbje dhe dy barazime.
Davide Nicola mori drejtimin e Salernitana në shkurt 2022 dhe e ndihmoi skuadrën të shmangte rënien sezonin e kaluar.
You must be logged in to post a comment.