Sali: Uroj që Arben Fetai të mbetet në Qeveri sepse nuk devijoi nga rruga e VLEN-it

Bekim Sali, deputet nga radhët e VLEN në Dialog te Lajmi ka theksuar midis tjerash qëndrimin e Arben Fetait dhe temave aktuale politike si dhe kritikës së tij ndaj BDI-së.

Sipas Sali, Arben Fetai deri tani ka mbajtur qëndrime shumë të qarta dhe konstruktive për qëllimin që ka ardhur, e që ka qenë ndryshimi.

“ Duke e ndjek aktivitetin e tij ku e shohim se ka qëndrime shumë të qarta, se ardhja e tij prej Brukseli në Shkup dhe angazhimi i tij politik këtu te ne, ka pasur një qëllim, të bëhet ndryshimi. Dhe deri më tani, qëndron stoik në këto deklarata dhe veprime të tij. D.m.th. në asnjë moment ne nuk kemi vërejtur se symbyllur do t`i lidhet liderit të partisë, për arsye se ai thotë ne duhet të dalim prej VLEN-it. Mendoj ai është i pari i ASH-së i cili është edhe i kyçur në proces edhe është dëshmitar i politikave të cilat zhvillohen. Edhe është më i thirruri ndoshta prej ASH-së, i cili mund të thotë se VLEN-i ka gabuar ose nuk ka gabuar. VLEN-i i zhvillon politikat për të cilat është përcaktuar ose jo, VLEN-i ka dështuar në politikat për të mbrojtur interesat e shqiptarëve ose jo. D.m.th. është i pari i cili duhet ta thotë atë. Dhe në asnjë rast nuk e ka thënë këtë.

Nëse ju kujtohet deklarata e zotëri Taravari 70 % i shqiptarëve nuk janë të kënaqur me veprimin e VLEN-it në qeveri, por janë të kënaqur me kryeministrin. Dhe kjo ishte një servilosje të cilën e bëri personalisht për të ardhur në atë pikën që jemi sot. Që të fitojmë edhe pak kohë që të mundemi ne disa qëllime tona t`i realizojmë apo të tërhiqemi nga rruga qorre në të cilën jemi fut. Mirëpo, zotëri Arben Fetai nuk e kemi vërejt në asnjë moment një devijim të këtillë. Dhe ka shumë të këtillë të cilët ende i qëndrojnë stoik bindjes së tyre se unë do të kthehem në vendlindje dhe kontributi im do të jetë për ndryshim dhe për të mirën e shqiptarëve. Kështu që uroj që të mbetet aty ku është”, deklaroi Sali.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights