Salla të reja, rrugë moderne dhe siguri infrastrukturore – Llaskarcë, Rashçe, Kopanicë, Gllumovë e Arnaqi me fytyrë të re falë VLEN!

Komuna e Sarajit bëhet epiqendër e investimeve të reja infrastrukturore, pasi Qeveria ka miratuar 5 projekte kapitale me një vlerë të përgjithshme prej mbi 318 milionë denarësh!
Këto projekte përfshijnë:
✅ Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik në fshatin Llaskarcë
✅ Rikonstruimin e rrugës kryesore dhe rrugicave në Llaskarcë
✅ Rikonstruimin e rrugës që lidh Rashçen me Kopanicën
✅ Ndërtimin e një salle multifunksionale moderne në Rashçe
✅ Ndërtimin e murit mbrojtës përgjatë rrugës Gllumovë–Arnaqi
Këto projekte nuk janë më vetëm premtime – janë hapa konkretë drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve në Saraj, duke fuqizuar infrastrukturën, sigurinë dhe zhvillimin lokal.