Sandro Tonali mund të rikthehet te Milani

Advertisement
Advertisement
Sandro Tonali po shqyrton mundësinë e largimit nga Newcastle United në merkaton e verës, nëse klubi anglez nuk arrin të sigurojë një vend në garat evropiane. Mesfushori italian, i cili u transferua nga Milani një vit më parë, po konsideron rikthimin në San Siro, ku ndjehet më i lidhur emocionalisht.
Advertisement
Milani po e ndjek me vëmendje situatën e tij dhe mund të bëjë një lëvizje për ta rikthyer në skuadër. Vetë Tonali ka pranuar se transferimi nga Milani nuk ishte një vendim i thjeshtë, duke theksuar ndikimin e faktorëve financiarë në botën e futbollit.