Sejdiu dhe Azizi kryejnë homazhe tek varri i Komandant Shaban Zenunit

Kreu i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i shoqëruar nga deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi kanë bërë homazhe pranë varrit të Shaban Zenunit, i cili ra heroikisht krah komandant Kushtrimit – Harun Aliu, 15 vite më parë, njofton gjurme.info

Për Sejdiun, vitet kalojnë por gjakuni tyre mbetet amanet dhe udhërëfyes.

Reagimi i plotë:

15 vite nga rënia – nder dhe lavdi përjetë!

Sot, me respekt të thellë dhe zemër të përulur, bëmë homazhe pranë varrit të dëshmorit të kombit, komandant Shaban Zenuni duke kujtuar edhe heroin kombëtar Harun Aliu – dy figura të pavdekshme të qëndresës shqiptare për liri dhe dinjitet.

Kalojnë vitet, por gjaku i tyre mbetet amanet dhe udhërrëfyes për çdo brez që nuk pranon robërinë dhe padrejtësinë. Komandant Shabani dhe Harun Aliu nuk u ndalën përballë asnjë sakrifice – ata zgjodhën idealin mbi jetën, kombëtaren mbi personale, lirinë mbi heshtjen!

Lavdi përjetë dëshmorëve!
Të pavdekshëm në zemrat tona, të përjetshëm në historinë shqiptare!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights