Serbia është e gatshme të pranojë dokumentin për Kosovën, Glishiq konfirmon: Vuçiq mund të japë dorëheqjen ?
1 min read
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Progresive Serbe (SNS), tha kryetari i Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie, Darko Glishiq.
“Nëse presidenti Vuçiq jep dorëheqjen, mendoj se ky është fundi i SNS -së, fundi i karrierës që SNS ka pasur në skenën politike të Serbisë dhe mendoj se skenari më i keq i mundshëm për Serbinë do të pasojë pas atë që as që mund ta imagjinoj”, ka thënë Glishiq në një deklaratë për mediat serbe.
Në të njëjtën kohë, gazeta beogradase Informer raporton se presidenti serb Vuçiq ka lënë një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e SNS në Beogradin e Ri të dielën në mbrëmje.
You must be logged in to post a comment.