Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të prekur nga përmbytjet

1 min read

Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë përfshirë nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut këto ditë.

Në Shqipëri, ndër vendet më të prekura nga shirat e rrëmbyeshëm të djeshëm ishte edhe Shkodra ku u përmbytën shtëpitë, ngjashëm me Novi Pazarin në jug të Serbisë.

Sipas raportimeve të mediave, dy persona kanë humbur jetën nga stuhia në Shqipëri, ndërsa në Mal të Zi, lumenjtë e përmbytur kanë marrë tre jetë njerëzish.

Vala e përmbytjes që përfshiu Serbinë mori një jetë. Shumë banorë të qyteteve në Serbinë jugperëndimore po përpiqen të shpëtojnë shtëpitë e tyre nga lumenjtë që rriten. Në disa qytete është shpallur mbrojtje emergjente nga vërshimet, në aksion është përfshirë edhe ushtria e Serbisë.

Në Shqipëri qindra hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa në Kosovë Vuçitërna u godit nga përmbytjet më 20 nëntor.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet familjes së babait dhe djalit të vdekur.