Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Shaqiri: vazhdimisht po avancohet arsimi i të rinjve rom ndërsa prej tyre pritet të marrin pjesë në krijimin e ndryshimeve shoqërore - Koha News
Shaqiri: vazhdimisht po avancohet arsimi i të rinjve rom ndërsa prej tyre pritet të marrin pjesë në krijimin e ndryshimeve shoqërore 1

“Asnjë biznes nuk mund të fillojë pa ide, gjegjësisht pa kreativitet. Nuk mund të ketë sukses pa njohuri  se si të menaxhohen proceset e punës dhe nuk mund të të arrijë  pa përpjekje dhe këmbëngulje. Këto janë veçori dhe shkathtësi, themeli i të cilëve fitohet përmes procesit edukativo-arsimor ,ndërsa vazhdon të avancohet në kuadër të arsimit formal dhe joformal dhe përmes përvojave personale dhe përvojave të tjera. Prandaj e domosdoshme është që të kemi sistem arsimor , cilësor dhe inkluziv,ndërsa  në atë punojmë intensivisht.

 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij në Samitin e dytë REDI (Roma Entrepreneurship Development Initiative), i cili është iniciativë e tre organizatave jofitimprurëse nga Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Serbia, të cilat angazhohen për stabilitet ekonomik dhe përfshirjen financiare të romëve në shoqëritë.

 

-“Ne po punojmë që të krijojmë institucione arsimore që do të përfshijnë dhe pranojnë të gjithë fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore, nga të gjitha bashkësit etnike, dhe kuadri do të jetë i përgatitur dhe mjaftë i motivuar për t’i mësuar të rinjtë se si të orientohen drejt suksesit, pavarësisht nëse vendosin të fillojnë biznesin e tyre apo të përfshihen në punën e ndonjë  organizate egzistuese , kompani, institucion-tha Shaqiri. duke shtuar se shteti përpiqet të ndjekë standardet arsimore globale,rrjedhat dhe trendet,kurse  digjitalizimi është një nga proceset kyçe që është intensifikuar për periudhën  deri sa zgjatë  pandemia me  Covid.

 

“Kemi reformë të thellë tanimë që ka depërtuar në disa  klasa të para të arsimit fillor. Thelbi i saj është krijimi i një “shkolle të re” në të cilën shtyllat kryesore janë përvetësimi të njohurive të zbatuara në praktikë si dhe  aftësitë, përfshirja, përmirësimi i integrimit ndëretnik dhe mbrojtja nga diskriminimi.  Në këtë kontekst,edhe politika është avancuar dukshëm duke  synuar  edukimin e të rinjve rom. Ato mbështeten përmes ndarjes së bursave  për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me medidijator  arsimor rom, tutorë e tj.Në të njëjtën kohë, të gjitha masat dhe mundësitë e tjera që janë përgjithësisht në dispozicion të të rinjve mund të përdoren nga të rinjtë e komunitetit etnik rom”, theksoi ministri.

Njëkohësisht, edhe të gjitha masat dhe mundësitë e tjera që janë përgjithësisht në dispozicion të të rinjve mund të shfrytëzohen  nga të rinjtë e bashkësisë  etnike  rome ”, theksoi ministri.

 

Ai tha se romët po marrin gjithnjë e më shumë të drejta dhe mundësi të  arsimimit dhe  nga ata pritet të integrohen me sukses në shoqëri dhe të jenë pjesë e gjeneratave që do të sjellin një të ardhme  sa më të mirë për këtë vend.

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

 

By vull