Ushtria amerikane ka caktuar rreth 2,000 trupa për t’u përgatitur për një dislokim të mundshëm në mbështetje të Izraelit, tha një zyrtar i paidentifikuar i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së për Fox News.
Trupat, të cilat nuk do të përfshijnë këmbësorinë, do të kenë për detyrë të këshillojnë dhe ofrojnë ndihmë mjekësore, tha zyrtari, dhe ushtarët vijnë nga të gjitha njësitë amerikane dhe nuk pritet të marrin pjesë në luftime, shtuan zyrtarët amerikanë.
Trupat aktualisht janë të vendosura në Lindjen e Mesme dhe jashtë rajonit, duke përfshirë Evropën, thanë zyrtarët.