SHBA nis zbatimin e tarifave të reja ndaj importeve, rrezikohet një luftë tregtare globale

Tarifat shtesë të shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump pritet të hyjnë në fuqi sot në mesnatë, duke ndikuar importet nga dhjetëra vende. Pasi taksat universale prej 10% u aplikuan fundjavën e kaluar, raundi i ri përfshin tarifa të diferencuara deri në 20%, të bazuara në deficitin tregtar, subvencionet dhe manipulimin e monedhës nga shtetet eksportuese. Vendet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, janë mes më të prekura nga këto masa.

Kjo qasje e re tarifore synon të nxisë prodhimin vendas amerikan dhe të detyrojë partnerët tregtarë të bëjnë lëshime. Por lëvizja ka shkaktuar shqetësime të thella në tregjet ndërkombëtare, duke sjellë rënie të aksioneve dhe paralajmërime për kundërmasa nga vende të tjera. Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i situatës mund të çojë në një luftë tregtare globale me pasoja të rënda për ekonominë botëro

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights