Mrekulli “1 në 50 milionë”, foshnja lind 11 javë pas binjakes

vull

Një nënë, e cila ka mitër të rrallë, ka përjetuar mrekullinë që i ndodh shumë pak femrave në këtë botë.

 

Ajo lindi foshnjen rreth 11 javë pas binjakes së saj. Nëna quhet Liliya Konovalova, 29 vjece dhe është nga Kazakistani.

 

Ajo solli në jetë vajzën Liya në maj, kur ishte 25 javëshe shtatzënë. Kur kaluan 3 muaj, më 9 gusht, nëna lindi binjakun Maxim, duke i lënë doktorët pa fjalë.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kazakistan, rastet që ndodh një mrekulli e tillë janë një në 50 milionë. Ndërsa Liliya ishte rasti i parë i këtij lloji në vend.

 

Nëna krenare, e cila ka edhe një vajzë 7 vjece ka një gjendje të rrallë që njihet si “mitra e dyfishtë”. Kjo do të thotë se secili nga binjakët është zhvilluar në mitrën e vet.

Next Post

TEMPERATURA DERI NË 37 GRADË CELSIUS

Sot po mban mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Fryn erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi lindor dhe perëndimor.   Temperatura e mëngjesit lëvizë prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore prej 30 deri në 37 gradë.   UV indeksi do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: