Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Shëndeti i njeriut i rrezikuar nga pijet e gazuara

1 min read
Spread the love

Dy studime të reja publikuar ditët e fundit, kanë arritur në përfundim se njerëzit të cilët konsumojnë pije të gazuara, rrezikojnë t’i sjellin një shumëllojshmëri problemesh shëndetësore vetes.

Problemi me pijet e gazuara dhe sheqerin që ato mbartin, ndryshe nga konsumimi i sheqerit normal është që ai i pijeve të gazuara depozitohet menjëherë në mëlçi.

Fruktoza (sheqeri i ëmbël) kthehet në acid yndyror, duke shkaktuar kështu sëmundje të mëlçisë.

Sugjerimet e studiuesve janë që konsumimi i sheqerit, i cili është deri diku i pashmangshëm, duhet të “vritet” me ecje dhe aktivitet fizik.

Kështu mund të shmangen sëmundjet që shkaktohen nga depozitimi i sheqerit të tepërt në gjak. Në studimin e dytë, të publikuar në “The European Journal of Clinical Nutrition”, është sugjeruar që për tretjen e sheqerit në organizëm, njeriut i duhet të lëvizë 12.000 hapa në ditë.

Verified by MonsterInsights