Sher Bellingham-Rudiger, Ancelotti po mendon të thërrasë gjyqtar boksi për stërvitjet

Humbja e rëndë e Real Madridit ndaj Arsenalit (3:0) në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka lënë gjurmë të thella në dhomën e zhveshjes së kampionëve të Spanjës dhe Evropës.

Mediat spanjolle raportuan se kapiteni Luka Modriç i kishte tërhequr vëmendjen trajnerit Carlo Ancelotti, duke i thënë se disa bashkëlojtarë nuk po angazhohen sa duhet.

Gazetari dhe njohësi i mirë i klubit, Edu Aguirre, ka zbuluar se ka pasur përplasje fizike mes Jude Bellingham dhe Antonio Rudiger në stërvitjen e së premtes.

“Kjo ka qenë një nga javët më të tensionuara në dhomën e zhveshjes së Realit. Që nga e mërkura, lojtarët e kanë ndjerë se mund të humbasin gjithçka. Më thanë se ka pasur konflikt mes dy lojtarëve gjatë stërvitjes së premten për shkak të tensioneve. Ka pasur sherr fizik mes Bellingham dhe Rudiger”, ka thënë Aguirre.

Ai shtoi se konflikte të tilla ndodhin shpesh në shumë ekipe, por rëndësi kanë momenti dhe konteksti – sidomos para ndeshjeve vendimtare në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, e në veçanti përpara përballjes së dytë kundër Arsenalit këtë të mërkurë.

“Në fund gjithçka përfundoi mirë. Më thanë se më pas janë shtrënguar duart, por kjo mjafton për të kuptuar sa i lartë është tensioni mes lojtarëve të Realit”, përfundoi Aguirre.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights