Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit ndërhyri duke hedhur 450 tonë kripë

1 min read

Gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm, ekipet e Shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit punuan aktivisht në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet e qytetit, si dhe trotuaret, në të gjitha pikat kritike dhe qasjet në objektet vitale.

Saktësisht në ora 1 pas mesnate me të gjitha automjetet në dispozicion ekipet ndërhynë duke hedhur 450 ton kripë në të gjitha vendet ku ekipet përcaktuan nevojën për intervenim.

Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit dhe ekipet nga NP “Rrugë dhe rrugica” po e ndjekin nga afër situatën dhe intervenojnë sipas gjendjes së rrugëve dhe bulevardeve, por edhe sipas kërkesave të qytetarëve.