Shkëndija e Haraçinës ngjitet në Ligën e Dytë – Mesazh përgëzues nga kryetari i Tetovës

Pas një sezoni plot përkushtim, pasioni dhe sakrifica, Shkëndija e Haraçinës ka arritur suksesin e shumëpritur – ngjitjen në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Ky moment historik është pritur me entuziazëm të madh nga banorët e Haraçinës dhe mbarë komuniteti sportiv shqiptar në vend.

Një nga përgëzimet më domethënëse ka ardhur nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili përmes një mesazhi publik ka uruar ekipin për këtë arritje të merituar.

“IA DOLËT, SHKËNDIJA E HARAÇINËS! Kur djersa derdhet në fushë dhe zemra rreh në tribunë, suksesi nuk mungon. Ngjitja në Ligën e Dytë është shpërblimi që e meritonit prej kohësh. Keni treguar se, kur ka organizim, kur ka shpirt gare dhe kur pas shpine ke një popull të tërë, çdo pengesë kalohet. Sot Haraçina feston, sepse bijtë e saj e nderuan me lojë e me zemër!” – ka theksuar Kasami.

Ai ka përgëzuar trajnerët, lojtarët, drejtuesit e klubit dhe të gjithë ata që, pavarësisht sfidave, nuk hoqën dorë kurrë nga ëndrra për të parë ekipin e zemrës në nivele më të larta të futbollit vendor.

“Ajde Shkëndija, veç përpara!” – përfundon mesazhin e tij kryetari Kasami, duke reflektuar optimizmin dhe besimin për të ardhmen e klubit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights