Shkruan Agron Shaqiri: Standardet Shembullore të Hipokrizisë

Advertisement
Advertisement
Nëse “standarde shembullore” do të thotë të qeverisësh për veten dhe jo për popullin, atëherë ky person ka të drejtë – BDI-ja është vërtet kampione!
̈ ̈̈ ̈ ̈ ̈ : ̈ , ̈ -. ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̧ , ’ ̈ ̈ .
KY djalosh në vend që të mburret për “standarde shembullore”, do të ishte më e ndershme të pranonte se ai dhe subjekti i tij kanë vendosur standarde në degradimin e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sepse këto “standarde” nuk janë për qytetarët, por për një rreth të ngushtë që ka përfituar nga pushteti.
Për çfarë standardesh po flet ky, ore?
Standard në korrupsion? Kur tenderët jepeshin me “përzgjedhje të posaçme” për miqtë dhe kushërinjtë.
Advertisement
Standard në nepotizëm? Kur vendet e punës ndaheshin si pjesë e trashëgimisë familjare.
Standard në premtime boshe? Kur fushatat ishin plot fjalë të mëdha, por realiteti ishte plot zhgënjime.
Standard në kapjen e drejtësisë? Kur gjykatat ndjeknin urdhrat partiake dhe jo ligjin.
Standard në pasurimin personal? Kur politikanët bëheshin milionerë, ndërsa qytetarët përpëliten për të mbijetuar.
Kur ky tip flet për “standarde shembullore”, njeriu nuk di nëse duhet të qeshë apo të qajë.
Sepse për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, këto “standarde” që po thotë ky farë diletanti janë thjesht një shaka e hidhur.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights