Shkruan Eugen Shehu: XHafer Deva t’mer i shkieve dhe komunistëve

3 min read
-Ishte djali i pestë nga shtatë fëmijët e Ibrahim Agë Devës nga Gjakova në Mitrovicë dhe e Esma Devës (Osmani) nga Mitrovica.
-Lindi më 21.shkurt të vitit 1904 në Mitrovicë ku dhe i kreu mësimet e para shkollore,për të vazhduar më tej në shkollën e mesme në Selanik në një internat Gjerman mbi agrokulturën. Më pas do të vazhdonte në shkollën Amerikane në “Robert Colege” në Stamboll. Ndjek dhe disa kurse në lëminë e pyetarisë dhe administratës në Vienë të Austrisë.
-Pasi punon një kohë në Administratën Osmane,Xhafer Deva kryen dhe studimet për finaca dhe tregëtinë.
-Një kohë punon dhe në Aleksandri të Egjiptit në një Bankë deri në fund të vitit 1931 kur dhe në vitin 1932 vendos të kthehet në vendlindje për të vazhduar me biznesin e familjes të trashëguar nga babai tij Ibrahim agë Devës. Duke prurë në Mitrovicë për herë të parë makineritë ma moderne të kohës nga çekia për përpunimin e drurit.
-“Kur dikush don me ta qitë në pazar Atdheun,nuk duhet me i ba llogaritë.Ay do plumbin kresë”,kështu Xhafer Deva me kte thënie të tijën paralajmëroi hyrjen në politikë,pasi nuk mund të shkëputej nga miqësi e tij me Nacionalistët shqiptarë që ishin njohur që nga Selaniku e Stambolli.
-Në vitin 1941 me shkatërimin e mbretërisë jugosllave filloi organizimi i rrezistencës në zonën e Mitrovicës dhe Sanxhakut kundra bandave çetnike të cilat u shpartalluan shpejtë.
-Xhafer Deva viret në bashkëpunim dhe me Ernest Koliqin, duke u angazhuar në hapjen e shkollave shqipe në kto zona.Vitet 1941-1943 do të sihin vite e qetësisë dhe prosperitetit kombëtar që virej re edhe në Mitrovicë e Sanxhak.
– Xhafer Deva do të ishte edhe iniciator i disa nismave nacionaliste si ajo për lirimin e Rexhep Mitrovicës e Bedri Pejanit nga burgu në “Porto Romano”,apo ajo e beslidhjes së “Gjakovës” dhe më pas nisma për Lidhjen e Dytë të Prizërenit më 14 shtator 1943.
-Më 1943 thmeloi regjimentin “Kosova” së bashku me Ago Agajn e cila hyri në Tiranë për të vendosur rendin.Pasi me kapitullimin e Italisë bandat komuniste kishin filluar terrorin mbi popullatën civile.
-Në vitin 1944 largohet dhe vendoste në Austri.Nga aty në Itali dhe më pas do të lëvizte si në Stamboll,Egjipt, Greqi e pastaj në Damask të Sirisë ku dhe do të fillonte dhe botimin e gazetës “Bashkimi i Kombit” më vitin 1948-të.Nga viti 1948-të deri më vitin 1950 do të kontribonte në themelimin e Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipëria e Lirë” për këtë do të takohej dhe me Mbretin Zog në Afrikën e Jugut.
-Më vitin 1956-të Deva vendoset përfundimishte në Amerikë,në Nju Jork e më pas në Boston ku dhe inicion për themelimin e “Lidhjes së Tretë të Prizërenit” më vitin 1966-të.
Dhe përfundimisht vendoste në Kaliforni në Calavera Contry.
– Ky Nacionalist i përmasave do të ndrojë jetë më 25.maj.1978-të në PaloAlto të Kalifornisë me shpresën emadhe të Shqipërisë Etnike.
(fot poshtë e pa publikuar e vitit 1950 në Romë së bashku me dr.Mentor Cokun,i cili ishte dhe n/kryetar i Lidhjes së Prizërenit.e.sh)
(shën. nga Libri “Piedestale që Thërasin” nga Eugen Shehu,Tiranë vit.2000,faqe 156-164.
eugen shehu