Shkruan Fati Iseni
Kazermat e Jugosllavisë së dikurshme vazhdojnë të shndërrohen në vatra të dijes.
Padyshim që ky është Mega Projekti më sublim nga rënia e komunizmit e deri më sot. Mjegullat e politikës ditore ndoshta e kanë lënë nën hije, por koha do të dëshmoj se sa gjigand është ky hap në drejtim të formësimit intelektual, kulturor e politik të shoqërisë sonë.
Një rikujtim: në vitin 2015 e 2016, kur filloi ngritja e UNT, një numër jo edhe i vogël përveç se ishin kundër e skeptik por edhe talleshin me ne, ndërsa gjatë këtij rrugëtimi ne dëshmuam se jemi të vendosur dhe punëtorë.
Ne plakemi e shkojmë por kjo do të ngelë për gjeneratat që vin pas nesh.
Faleminderit studentëve që janë pjesëmarrës të aksionit të bartjes.
Ne vazhdojmë…
