Shkup, Bekim Sali: Lirimi i Mijallkovit dhe servilizmi ndaj Ali Ahmetit – turpi i Krenar Llogës

Anëtari i VLEN-it dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, duke e akuzuar për përpjekje të dëshpëruara për t’u afruar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Në një reagim publik, Sali ironizon statuset e fundit të Llogës, duke thënë se ai po mundohet t’i kujtojë Ahmetit “sakrificat” që ka bërë për të. Ai gjithashtu e cilëson lirimin e Sasho Mijallkovit si “kulmin e sukseseve” të Llogës në postin e ministrit, duke e akuzuar se për këtë veprim ka shkelur mbi Ziadin Selën dhe ka fundosur partinë e tij.
Sali shpreh keqardhje për atë që e quan “garë tragjike” mes ish-udhëheqësve të Aleancës për Shqiptarët, duke i cilësuar si servilë të radhës ndaj Ali Ahmetit.
“Keq, shumë keq”, përfundon deklaratën e tij Bekim Sali.