Shkup, Ibrahimi: VLEN-i është antipod i BDI-së dhe do t’i fitojë zgjedhjet lokale

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit opozitar VLEN, Zeqirija Ibrahimi, në një intervistë për RTM2, ka shprehur bindjen e tij se koalicioni që përfaqëson do të dalë fitues në zgjedhjet lokale. Ai tha se Alternativa dëshiron që VLEN-i t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa si pjesë e VLEN-it, është i bindur në fitoren e tyre.

“Pavarësisht se kush do të jemi brenda koalicionit, VLEN-i tani më është bërë një brend politik që ka mbledhur fuqinë elektorale shqiptare, që i beson një koncepti të ri politik dhe është ndërtuar mbi premisa të reja politike. VLEN-i përfaqëson një klasë të re politike që është ndërtuar mbi antipodin e një klase politike të identifikuar me korrupsion dhe listat e zeza,” deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se sa herë përmendet Sektori për Punë të Brendshme në Strugë (Spravia) apo lista e zezë e SHBA-së, në opinion menjëherë lidhet me BDI-në, ndërsa VLEN-i është i kundërti i kësaj.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights