Shkup, Kurti dhe VLEN nisin epokë të re bashkëpunimi rajonal

Shkup – Prishtinë, bashkëpunimi shqiptar sjell modelin “One Stop Shop” në kufi

Sot u shënua një moment historik për lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin rajonal mes shqiptarëve, me vendosjen e modelit të integruar të kalimit kufitar “One Stop Shop” në pikat Jazhincë–Glloboçicë dhe Bllacë–Hani i Elezit. Kjo është një arritje e rëndësishme që reflekton vizionin për kufij funksionalë dhe një ekonomi të hapur midis shqiptarëve në rajon.

Ky sukses është rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur koalicioni VLEN, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Një mirënjohje e veçantë i drejtohet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vizionin dhe vendosmërinë që tregoi në këtë proces me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset.

Përmes modelit të ri:

  • qytetarët përfitojnë shërbime më të shpejta dhe efikase,

  • mundësohet qarkullim më i madh i mallrave dhe kapitalit,

  • dhe lehtësohet ndjeshëm puna për bizneset në të dy anët e kufirit.

Ky nuk është thjesht një përmirësim administrativ – është një akt vullneti politik dhe një model konkret i bashkëpunimit shqiptar-shqiptar, me përfitime të prekshme për të gjithë qytetarët.

Ky është ndryshimi që sjellim – me punë, jo me fjalë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights