Shkup, Mexhiti: bashkëpunimi me Kosovën përkthen vizionin “Evropa pa kufij”

Është përuruar sot pika e përbashkët kufitare “One Stop Shop” në Hani të Elezit – Bllacë, një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe lehtësimit të qarkullimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shoqëruar nga ministra të tjerë të të dy qeverive, duke e kthyer këtë përurim në një moment simbolik të vullnetit të përbashkët për integrim dhe zhvillim rajonal.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për qytetarët dhe ekonomitë e të dy vendeve.

“Sot po nisim një histori të re për bashkëpunim dhe përparim. Sot shënojmë një moment për lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve mes dy vendeve, po realizojmë konceptin ‘Evropa pa kufij’. Integrimi nuk është vetëm veprim politik, por është synim që kanë vendet tona për një Evropë që mban premtimet, sepse Ballkani është Evropë dhe meriton të jemi të integruar në Evropë”, deklaroi Mexhiti.

Modeli “One Stop Shop” do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe transportin ndërkufitar, duke e kthyer kufirin në një urë të bashkëpunimit në vend të një pengese administrative.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights