Shkupi i buzëqesh Vardarit, Tetova i jep zemër Strugës

Sot u zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ku Vardari fitoi bindshëm ndaj Brerës me rezultat 3-0 në Shkup, ndërsa Struga me një përmbysje triumfoi ndaj Shkëndijës në Tetovë.

Vardari krijoi një epërsi të madhe dhe mund të thuhet se tashmë ka hedhur një hap të madh drejt finales së Kupës.

Rezultati u hap në minutën e 26-të me një gol nga pozicion i dyshimtë jashtë loje, kur Senjor realizoi pas një asistimi me kokë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Matiq dyfishoi epërsinë në 2-0, ndërsa vetëm dhjetë minuta pas rifillimit të pjesës së dytë, Zakariq vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Ndryshe nga Vardari, Shkëndija nuk e shfrytëzoi avantazhin e terrenit vendas dhe u mposht nga Struga me rezultat 2-1.

Ramadani në pjesën e parë shënoi direkt nga këndi për epërsinë 1-0 të Shkëndijës, por në pjesën e dytë Ukpa dhe Radeski realizuan për një përmbysje të plotë, duke i dhënë Strugës një fitore shumë të rëndësishme dhe shpresa të mëdha për kualifikimin në finale.

Ndeshjet e kthimit janë planifikuar për më 23 prill.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights